Tifozët e Liverpool dalin kundër Slot, kërkojnë aktivizimin e lojtarit “të padëshiruar”

Tifozët e Liverpool dalin kundër Slot, kërkojnë aktivizimin e lojtarit “të padëshiruar”

21 Tetor 2025 17:10 Telesport 4 humbjet rresht që ka pësuar Liverpool kanë zhgënjyer tej mase tifozët e klubit të kuq dhe fajtori kryesor sipas tyre është pikërisht trajneri Arne Slot. Në reagimet e shumta në rrjetin social “X” dhe jo vetëm, tifozët e Liverpool i kërkojnë trajnerit Arne Slot aktivizimin e Federico Chiesa që nga minuta e parë. Edhe pse ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon, Chiesa ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke bërë shumë herë më mirë sesa blerjet e bujshme të verës si Isak, Ekitike apo Wirtz. Arne Slot deri tani nuk ka dhënë kurrë një përgjigje direkte pse e aktivizon Chiesa-n shumë pak. Trajneri holandez e ka lënë jashtë listës së lojtarëve për Champions League, po...