Notingham në krizë, zyrtarizon trajerin e tretë në pak javë

Notingham në krizë, zyrtarizon trajerin e tretë në pak javë

Notingham Forest emëron trajnerin e tretë në pak javë kampionat. Klubi i Premier League ka emëruar Sean Dyche, ish-lojtar i Everton, si trajnerin e ri. 54-vjeçari, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai zëvendëson Ange Postecoglou, i cili shërbeu vetëm 39 ditë në krye dhe u shkarkua pas humbjes 3-0 të së shtunës ndaj Çelsit. Postecoglou nuk ka fituar asnjë nga tetë ndeshjet e tij si trajner – dy barazime dhe gjashtë humbje – që kur u punësua për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua pas vetëm tre ndeshjeve të ligës. Debutimi i Dyche në Europa League do të jetë në shtëpi kundër Portos, i ndjekur nga një ndeshje jashtë fushe në Premier League kundër Bournemouth. Vazhdo leximin