Zyrtare! Kthimi i Barçës në “Camp Nou” duhet të presë të paktën deri në fund të nëntorit

Zyrtare! Kthimi i Barçës në “Camp Nou” duhet të presë të paktën deri në fund të nëntorit

21 Tetor 2025 14:37 Alfred Lleshi Tifozët e Barcelonës presin me padurim rikthimin në “Camp Nou”, por klubi është i vetëdijshëm se nuk ia vlen të kthehet me vetëm 26.000 vende të disponueshme. Prandaj, katalanasit kanë vendosur të presin përfundimin e fazës 1B, që do të lejojë hapjen e tribunës anësore, përveç tribunës kryesore dhe “Gol Sud”. Klubi ka konfirmuar se ndeshja e radhës në shtëpi, më 2 nëntor kundër Elche, do të luhet në “Estadi Olímpic de Montjuïc”. Pra, rikthimi në “Camp Nou” do të duhet të presë të paktën deri në ndeshjen tjetër në shtëpi, më 22 nëntor kundër Athletic Club. Nëse licenca e fazës 1B jepet në kohë, Barça do të mund të luajë aty me 45.501 spektatorë, një kapacitet i ngjashëm...