Drejtori i Akademisë së Juventusit, Sbravati mban seminar në “Shtëpinë e Futbollit”

Drejtori i Akademisë së Juventusit, Sbravati mban seminar në “Shtëpinë e Futbollit”

Drejtoria Teknike në FSHF zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të kursit “Drejtor Teknik Akademie”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në këtë event mori pjesë si i ftuar special Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit, i cili ndau me pjesëmarrësit përvojën e klubit italian në zhvillimin e futbollit të moshave, strukturimin e akademisë dhe filozofinë që ndjek një nga klubet më të njohura në Evropë në punën me të rinjtë. Ky seminar u zhvillua në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e standardeve të drejtimit teknik në akademitë shqiptare dhe për shkëmbimin e eksperiencave bashkëkohore me klube prestigjioze ndërkombëtare. Në një intervistë për fshf.org , Sbravati u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen dhe vlerësoi mikpritjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Përshëndetje...