Zbulohen eshtra në pranë Prishtinës, dyshohet se iu përkasin të zhdukurve nga lufta

Zbulohen eshtra në pranë Prishtinës, dyshohet se iu përkasin të zhdukurve nga lufta

Të hënën e datës 20 tetor, në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës, janë gjetur eshtra njerëzore, që dyshohet se i përkasin tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Klan Kosova raporton se gërmimet janë bërë nga njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e  Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të...