Juventusi, ekip ende pa identitet. Tudor nuk e njeh fitoren prej më shumë se një muaji

Juventusi, ekip ende pa identitet. Tudor nuk e njeh fitoren prej më shumë se një muaji

21 Tetor 2025 9:11 Alfred Lleshi Juventusi i Igor Tudor po kalon një periudhë krize të thellë, pa fitore prej më shumë se një muaji dhe me shumë pikëpyetje pas humbjes së parë sezonale ndaj Comos së Fabregas. Ndeshja në “Sinigaglia” konfirmoi problemet e thella të bardhezinjve: lojë pa efikasitet në zonën kundërshtare dhe mbrojtje e brishtë, sidomos pas mungesës së Bremerit dhe kalimit në mbrojtje me katër. Sulmi është bllokuar plotësisht, goli i fundit nga një qendërsulmues ishte i Vlahovic më 15 shtator ndaj Borussia Dortmundit (4-4). Prej atëherë, vetëm Conceição ka shënuar, ndërsa Yildiz s’ka ndikuar më që nga ajo mbrëmje. Jonathan David duket jashtë forme, Openda nuk është aktivizuar, as eksperimenti me dy sulmues (David-Vlahovic) nuk ka dhënë fryte. Skuadra ka pak...