Një rast i paprecendentë ka ndodhur gjatë një ndeshje boksi mes serbit Djordje Stojkovic dhe belgu me origjinë shqiptare Meriton Karadza.
Gjatë sfidës që u zhvillua në qytetin Leuven të Belgjikës në turneun e quajtur LLN Boxing Night, të shtunën në mbrëmje, më 18 tetor, gjatë sfidës shqiptari ka kafshuar në shpatull serbin.
Menjëherë serbërt kërkuan ndërprerjen e ndeshjes me pretendimin për të “vjedhur” fitoren, por gjyqtari i ndeshjes, Michel Maxiuta, e ndaloi ndeshjen dhe e shpalli shqiptarin fitues, duke e regjistruar rezultatin si një nokaut teknik.
Federata Serbe e Boksit Profesional reagoi ashpër, duke njoftuar se do të paraqesë një ankesë zyrtare në federatën belge, duke kërkuar një shqyrtim të videos dhe një përmbysje të vendimit, teksa e cilësuan rastin një skandal.
Ky gjest i shqiptarit an kthen vite pas, kohë kur Mike Tyson i kafsahonte veshin kapmionit Evander Holifild.
