Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Moment fantastik në karrierën e tij/ Sulmuesi i Kombëtares, shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Kroaci
Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të kthehet në protagonist si te Dinamo Zagrebi, ashtu edhe te Kombëtarja ku vetëm pak ditë më parë, shënoi golin e parë si kuqezi. Sulmuesi i krahut ka marrë një tjetër shpërblim pas golit me kuqezinjtë, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit në Kroaci. Hoxha ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon duke shënuar 2 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë në kampionatin kroat, ndërkohë që ka marrë edhe vlerësime maksimale. Anësori kuqezi, ka një vlerësim me notën 7 në këto 9 javë të para të kampionatit, duke u kthyer ndër lojtarët më të vlerësuar në Kroaci.