Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bergomi “bekon” Interin e Chivu, por edhe apelon: Ky nivel duhet mbajtur për 60 ndeshje
20 Tetor 2025 14:00 Alfred Lleshi Inter fitoi dhe bindi. Suksesi 0-1 ndaj Romës, megjithë disa rreziqe në pjesën e dytë, gjatë presionit maksimal të verdhekuqve, tregoi versionin më të vendosur të zikaltërve, që arritën fitoren e gjashtë radhazi mes kampionatit dhe Champions-it. Ish-kapiteni Beppe Bergomi, në “Sky Sport”, vlerësoi momentin pozitiv: “Interi është rikthyer të jetë skuadër. Më pëlqeu shumë përqafimi mes Chivu dhe Barella pas ndeshjes. Interi duhej të rikthehej i motivuar pas fundit të dobët të sezonit të kaluar. Kur është mirë fizikisht, Interin e shoh shumë të fortë”. Megjithatë, Bergomi paralajmëroi për nevojën e vazhdimësisë: “Këtë nivel duhet ta mbash për 60 ndeshje, nëse do të arrish përsëri deri në fund të çdo gare. Nëse do të pësonte golin e barazimit,...