Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Abissnet Superiore/ Kjo është 11-shja më e mirë & trajneri më i spikatur i javës së 7-të
Pas përfundimit të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës, sipas skemës 4-3-3. Aldo Teqja i Dinamo City-t mbajti të paprekur portën në ndeshjen kundër Egnatias. Mbrojtja përbëhet nga këtërshja: Edison Ndreca (Egnatia), Melos Bajrami (Vllaznia), Saliou Sembene (Partizani), Rimal Haxhiu (Tirana). Irgi Kasalla i Vorës dhe Xhoele Maçolli i Teutës përbëjnë krahët e mesfushës dhe në qendër qëndron futbollisti i Vllaznisë, Ardit Krymi. Në sulm rreshtohen tre futbollistët: Bernard Karrica (Vora), Vusal Isgandarli (Partizani), Ibrahima Diallo (AF Elbasani). Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur Arjan Bellai i Vorës, pas fitores 1-2 në transfertë kundër Elbasanit.