Zhegrova ende me probleme fizike, prania e tij në fushë ndaj Real Madrid në dyshim

Zhegrova ende me probleme fizike, prania e tij në fushë ndaj Real Madrid në dyshim

20 Tetor 2025 12:19 Telesport Edon Zhegrova nuk u grumbullua për ndeshjen kundër Como (bardhezinjtë u mundën 0-2) dhe paraqitja e tij në Champions League kundër Real Madrid të mërkurën në mbrëmje është në rrezik serioz. Anësori i Juventus, i sapoardhur nga dy paraqitje të shkurtra për ekipin kombëtar të Kosovës (rreth 30 minuta gjithsej), po vuan nga dhimbje në ije dhe pubike. Një problem që e ka munduar që nga sezoni i kaluar. Kthimi i tij në Torino pas grumbullimit në kombëtare konfirmoi vazhdimësinë e problemit, duke e detyruar Igor Tudor të bëjë pa një lojtar të rëndësishëm. “Zhegrova ka një tendosje “, njoftoi Tudor në prag të ndeshjes. Dhimbja, e cila shtrihet nga zona pubike deri në ije, lidhet me dhimbjen në ijë...