Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mori një “raketë të artë” pas triumfit në Riad, ja vlera marramendëse e dhuratës së Sinner
20 Tetor 2025 12:35 Telesport Jannik Sinner mundi 2-0 Carlos Alcaraz në finalen e Six Kings Slam. Përveç premios prej 6 milionë dollarësh që arkëtoi si pjesëmarrës (1.5 milionë) dhe fitues (4.5 milionë), tenistit italian iu dha një raketë e artë. Raketa e tij peshonte tre kilogramë dhe vlente 250,000 euro. Vitin e kaluar, e njëjta dhuratë iu dha Rafael Nadal, i cili u nderua nga organizatorët e turneut pak para se të tërhiqej nga sporti i tenisit. Dhe, kjo shumë e raketës së artë, i shtohet fondit monstruoz të çmimeve prej 6 milionë dollarësh.