Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi kthehet në Champions, trajneri Chivu ka gati rotacionet në çdo repart
20 Tetor 2025 13:09 Alfred Lleshi Interi i Cristian Chivu po përgatitet për sfidën e Champions League në Belgjikë kundër Union SG, me idenë e rotacionit, që i sillet në mendje trajnerit rumun që pas fitores në Romë. Objektivi është fitorja e tretë europiane radhazi, teksa mund të ketë surpriza si aktivizimi i Francesco Pio Esposito përkrah Ange-Yoan Bonny. Chivu synon të vazhdojë strategjinë e rotacioneve të qëndrueshme për të ruajtur intensitetin dhe formën e skuadrës në një sezon të ngarkuar me ndeshje. Lautaro Martínez, që luajti 60 minuta kundër Romës, pas angazhimeve me Argjentinën, mund të pushojë, duke i lënë vend Espositos. Bonny, protagonist me golin vendimtar në “Olimpico”, pritet të mbetet titullar. Në mesfushë dhe mbrojtje parashikohen gjithashtu ndryshime: Sucic dhe Frattesi mund...