Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kosova i shkarkoi Tomasson, Suedia zgjedh trajnerin e ri, mund të qëndrojë në stol vetëm 2 ndeshje
Dy humbjet e pësuara ndaj Kosovës i kushton stolin Jon Dahl Tomasson, por përfaqësuesja e Suedisë nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Me anë të një deklarate për mediat, Federata Suedeze e Futbollit, bëri me dije se trajneri i ri do të jetë Graham Potter. Ish trajneri i Chelsea-t ka firmos një kontratë të vlefshme deri në fund të kualifikueseve, që mund të zgjasë vetëm dy ndeshje, nëse nuk kapin fazën “play-off”, që për momentin duket e vështirë. Në rast se Suedia arrin të kualifikohet në “play-off”, dhe më pas në Botërorin FIFA2026 atëherë Potter do t’i rinovohet automatikisht kontrata. Aktualisht, Suedia ndodhet në vendin e fundit në Grupin K në kuotën e 1 pikëve, 6 më pak se Kosova...