Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marotta: Është e vështirë të parashikohet rrugëtimi ynë në Champions League
20 Tetor 2025 12:05 Telesport Inter përgatitet për ndeshjen e radhës, atë në Champions League ndaj Union st.Gilliose. “Jemi në një fazë të ndërmjetme të kampionatit dhe gjëja e rëndësishme është të ruajmë performancën tonë të fortë. Jam optimist, mund të bëjmë një performancë të mirë”, tha presidenti i Inter, Beppe Marotta. Inter arriti një fitore të madhe ndaj Romës jashtë fushe dhe duket gati për aventurën europiane. “Kemi krijuar një model që përmbush objektivat tona sportive, por gjithashtu duhet të adresojmë konceptin e qëndrueshmërisë financiare. Gara në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube ka rritur të ardhurat tona”, shtoi Marotta. “Skenari evropian ofron qartë më shumë të ardhura, por gjithashtu duhet të marrim në konsideratë aspektin sportiv dhe për këtë arsye...