Pyetja e Vierit, që nxiti debatin ironik me Allegrin në TV: Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta…

Pyetja e Vierit, që nxiti debatin ironik me Allegrin në TV: Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta…

20 Tetor 2025 11:00 Alfred Lleshi Pas fitores së Milanit ndaj Fiorentinës, Christian Vieri provokoi Allegrin nga studio e DAZN: “Mister, pse nuk startoni menjëherë me Gimenez dhe Leao?” Allegri u përgjigj me buzëqeshje: “Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta e filloja me Gimenez… Nuk kisha asnjë sulmues tjetër të gatshëm. Prisja zëvendësimin për një këndore. Kur mungojnë lojtarë në atë rol, është normale ta lexosh ndryshe ndeshjen, më shkoi mirë”. Në vijim, nuk mungoi batuta ironike e Vierit: “Nëse do, vij…, por vetëm për të luajtur padel”. Allegri sqaroi gjithashtu situatën e Leao si goditës penalltie: “Nuk kishte asnjë konfuzion, ishte caktuar Rafa sepse në stërvitje i gjuan shumë mirë. Nuk i shikoj penalltitë, në Torino shkoi keq, sot më mirë”. Trajneri...