Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Stadiumi i ri “Camp Nou” ende me hapin e breshkës, punimet do të përfundojnë në vitin 2027
Zëvendëspresidentja e Barcelonës, Elena Fort, ka folur në takimin e anëtarëve përgjegjës për statusin e projektit Spotify Camp Nou. Numri dy i klubit “blaugrana” foli drejtpërdrejt për punimet e vazhdueshme të ndërtimit, të cilat u miratuan të premten e kaluar nga këshilli i qytetit spanjoll. Megjithatë, Barcelona ka vendosur të mos e rihapë ende stadiumin për publikun dhe të shtyjë rikthimin zyrtar për të luajtur ndeshje në stadiumin e rinovuar sepse synon ta bëjë këtë më vonë. Kur? Sipas Elena Fort, parashikimet tregojnë se “para fundit të vitit 2025, stadiumi do të jetë gati për të akomoduar 62,518 spektatorë“. Para kësaj, Faza 1B do të jetë përfunduar tashmë, në të cilën Spotify Camp Nou do të jetë në gjendje të akomodojë mbi 45,000 spektatorë. Rihapja...