Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Slot: Shqetësuese kur humbet 4 ndeshje radhazi, por nuk po i shfrytëzojmë rastet e shumta
Nuk ishte vetëm humbja e Liverpool në Anfield (1-2 ndaj Manchester United) që shkaktoi një trazirë të madhe. Kampionët në fuqi të Anglisë i habitën tifozët e tyre pasi kanë humbur 4 ndeshjet e fundit, duke humbur terren të konsiderueshëm ndaj vendit të pare. Trajneri i “reds”, Arne Slot, foli për për këtë situatë: “Mendoj se njerëzit kanë tendencë të harrojnë se sa raste kishim kur ishim në disavantazh në pjesën e parë”. “Kur humbet, u kushton më shumë vëmendje topave të luajtur keq, por në pjesën e parë, Isak pati një-me-një me portierin, Gakpo goditi dy herë shtyllën, kështu që edhe atëherë patëm raste për të barazuar 1-1“, kujtoi Slot. “Në pjesën e dytë, është e vërtetë që, ndërsa skuadra tjetër lodhet gjithnjë e...