Ende asnjë podium me Ferrari këtë sezon por Hamilton vendos rekordin historik në Formula 1

Ende asnjë podium me Ferrari këtë sezon por Hamilton vendos rekordin historik në Formula 1

20 Tetor 2025 9:00 Telesport Këtë sezon, Ferrari nuk ka arritur ende të fitojë asnjë garë në Formula 1 e për pasojë edhe Lewis Hamilton nuk ka mundur ende të shijojë suksesin me “kokëkuqen”. Madje 7 herë kampioni i botës nuk është ngjitur as në podium këtë vit. Vetëm një fitore në garën sprint në Kinë në fillim të sezonit, është shumë pak për një pilot që erdhi me shumë bujë. Gjithsesi, piloti britanik, në garën e Amerikës zhvilluar të dielën në Austin vendosi një rekord historik për këtë sport. Hamilton është piloti i parë në historinë e Formula 1 që arrin kuotën e 5000 pikëve. Më saktësisht, pas vendit të katërt në garën e djeshme, britaniku arriti kuotën e 5004.5 pikëve në karrierën e...