Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pesë mijë garues në Maratonën e Tiranës, fituesit e të gjitha kategorive
Tirana u kthye në kryeqendrën e sportit këtë të diel me zhvillimin e edicionit të nëntë të Maratonës së Tiranës. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi pesë mijë garues në disiplina të ndryshme, duke përfshirë profesionistë dhe amatorë. Ngjarja bëri bashkë figura të njohura të sportit, artit dhe politikës, të cilët vrapuan për kauza të ndryshme sociale. Maratona tërhoqi gjithashtu shumë pjesëmarrës të huaj, që shfrytëzuan mundësinë për të vizituar kryeqytetin. Në garën e 42 kilometrave për meshkuj, fitues u shpall keniani Benard Kiprotich me kohën 2:21:35. Tek femrat, vendin e parë e mori Chelangat Sang me rezultatin 2:39:21. Ashtu si në edicionet e mëparshme, sportistët kenianë dominuan podiumin. Fituesit: 10km-FEMRA- NDERKOMBËTAR Vendi 1- Redia Dauti Vendi 2- Sebahat Demir Vendi 3- Natalie Wangler 10km-MESHKUJ-...