Tifozët reaguan! Boateng nuk ka vend te Bayern, e kaluara nuk harrohet

Tifozët reaguan! Boateng nuk ka vend te Bayern, e kaluara nuk harrohet

19 Tetor 2025 16:08 Telesport Rikthimi i Jerome Boateng në seancat stërvitore të Bayern në rolin e vëzhguesit duket se nuk ka gjasa të ndodhë. Klubi nuk vendos asgjë pa një konsensus me tifozët bavarezë dhe kjo nuk ka ndodhur. Ish-mbrojtësi kampion bote ka kërkuar të ndjekë deri në katër seanca stërvitore në javë të trajnerit Kompany (nëse belgu jep miratimin). Reagimi i tifozëve nuk vonoi. Në platformën change.org, qindra prej tyre kanë firmosur peticionin me titull “Vendosja e kufijve për dhunën ndaj grave: Jerome Boateng nuk duhet të kthehet te Bayern”. Gjatë ndeshjes Bayern-Dortmund (2-1), ultrasit bavarezë në “Allianz Arena” shpalosën pankarta me mesazhe të forta kundër Boatengut, për arsye se ai para disa vitesh ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres. Dhuna për gjermanët është...