Dëmtohet Edon Zhegrova, në rrezik ndeshja kundër Real Madridit

Dëmtohet Edon Zhegrova, në rrezik ndeshja kundër Real Madridit

Edon Zhegrova nuk është i gatshëm për Juventusin në ndeshjen kundër Comos e cila luhet këtë të diel duke nisur nga ora 12:30. Shqiptari i sulmit ka një problem në ije dhe kjo e ka lënë jashtë sfidës së radhës.  Trajneri Igor Tudor e komunikoi vetë dëmtimin në konferencën për mediet, teksa frika më e madhe është se shqiptari i sulmit nuk do jetë gati as për në mesjavë. ‘Zonja e Vjetër’ luan në udhëtim kundër Real Madridit për turin e tretë të Champions League dhe Zhegrova shihet si një fakor me cilësi për bardhezinjtë.  Zhegrova ka bërë vetëm tre paraqitje me Juven për 36 minuta, teksa u bashkua në verë nga Lille. Anësori i përfaqësueses së Kosovës vuante një lëndim të ndryshëm nga ai që ka pësuar së fundmi dhe do jenë orët e ardhshme ato që do vendosin nëse ai do jetë i gatshëm për në sfidën e Champions League. ...