Dinamo për rekord, asnjë skuadër nuk ka marrë më shumë kartonë të kuq

Dinamo për rekord, asnjë skuadër nuk ka marrë më shumë kartonë të kuq

Dinamo ka qenë skuadra më e ndëshkuar me kartonë të kuq në këtë sezon, pavarësisht se kanë kaluar vetëm 6 javë kampionat. Të besuarit e Dajës, e kanë lënë skuadrën 3 herë me 10 futbollistë, por vetëm 1 herë në inferioritet numerik pasi në dy rastet e tjera janë ndëshkuar edhe kundërshtarët. KARTONTËT E KUQ- Dinamo e nisi sezonin mjaft mirë duke mundur Vllazninë në javën e parë, por ndaj Elbasanit në javën e dytë, u mundën. Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, kryeqytetasit humbën edhe shërbimet e Naser Alijit i cili u ndëshkua me karton të kuq duke humbur ndeshjen ndaj Teutës. Kundër durrsakëve, sërish Dinamo mori karton të kuq, duke shkuar kështu në dy të kuq radhazi, teksa kartonin e tretë të kuq, Dinamo...