Vetëm 39 ditë në stol, klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Vetëm 39 ditë në stol, klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Ange Postecoglou nuk është më trajner i Nottingham Forest. Aventura e teknikut 60-vjeçarit në stol, ka zgjatur vetëm 39 ditë, kur zëvendësoi të larguarin Nuno Espirito Santo. Humbja e fundit ndaj Chelsea në shtëpi, me rezultatin 0-3, ka rezultuar fatale për Postecoglou. Trajnerit i është komunikuar menjëherë shkarkimi nga drejtimi i ekipit. Kjo është aventura më e shkurtër për një trajner në historinë e një klubi të Premier League, gjatë sezonit. Në tetë ndeshje që drejtoi Nottingham, Postecoglou regjistroi gjashtë humbje dhe dy barazime, pa asnjë fitore.