Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Deklarata e fortë e yllit të Barcelonës: Kishte ca njerëz në klub që donin të më shisnin me patjetër…
18 Tetor 2025 19:39 Telesport Ajo që u përfol prej kohësh, tashmë është bërë realitet. Frenkie de Jong ka rinovuar zyrtarisht me Barcelonën deri në vitin 2029. Pas firmës, mesfushori holandez ka zbuluar një prapaskenë të bujshme ku në vitet 2022 ose 2023, dikush te Barcelona donte ta shiste atë. “Gjithmonë kam qenë i qartë se doja të luaja dhe të qëndroja te Barcelona. Nuk e mbaj mend mirë, ishte vera e vitit 2022 ose viti 2023 dhe dikush në klub donte të më largonte nga Barcelona. Këta njerëz donin të më shisnin për të fituar para, pavarësisht dëshirës time për të qëndruar në klub”, tha De Jong. Kujtojmë se pak muaj më parë holandezi shkëputi marrëdhënien me ish-agjentin e tij, Ali Dursun, i cili...