Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Çmenduri në Austin!!! Norris dhe Piastri përplasen në kthesën e parë, Verstappen fiton garën sprint (video)
Max Verstappen me Red Bull fitoi mbrëmjen e sotme garën sprint të zhvilluar në pistën e Austin, e vlefshme për Çmimin e Madh të Amerikës në Formula 1. Një fitore e rëndësishme për kampionin e botës, pasi rikuperoi 8 pikë të tjera ndaj rivalëve të tij në garën për titull. Dy makinat McLaren, ato të Lando Norris dhe Oscar Piastri, u përfshinë në një aksident në kthesën parë, duke dalë menjëherë jashtë bashkë gare bashkë me Fernando Alonso. Ai që u konsiderua si një aksident normal gare duket se erdhi pas një kontakti zinxhir, me Hulkenberg që përlasi Piastri e ky shokun e tij të skuadrës. Gjithsesi, pas hyrjes së makinës së sigurisë, ishte Verstappen ai që dominoi në pistë edhe pse në xhirot e...