Rrëfimi tronditës i deputetes: Si ia premë krahun me sharrë ushtarit të UÇK për t’i shpëtuar jetën

Rrëfimi tronditës i deputetes: Si ia premë krahun me sharrë ushtarit të UÇK për t’i shpëtuar jetën

Deputetja e AAK-së në Kosovë, Time Kadriaj, ka rrëfyer një episod tronditës nga lufta e 1998-1999, në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj. Në transmetimin kushtuar protestës pro liderëve të UÇK-së në Tiranë, Kadriaj kujtoi kohët e vështira dhe episodet e tmerrshme me të cilat u përballën shqiptarët e Kosovës nga forcat serbe, në fund të shekullit të kaluar. “Unë kam qenë mjeke në kohën e luftës në Zonën Operative të Dukagjinit dhe kemi patur shumë mungesa (në medikamente). Kemi improvizuar mjete të ndryshme në trajtimin e të plagosurve. Një të plagosuri (ushtar i UÇK-së), i cili nga minat e ka patur gati të shkëputur dorën, na është dashur të ndërhyjmë me sharrë druri të dezinfektuar për t’i shkëputur pjesën e mbetur. Nëse nuk do...