Shqipëria pranë ‘play-off’-it të Botërorit 2026, ja si mund të kalojë në vazon e dytë

Shqipëria pranë ‘play-off’-it të Botërorit 2026, ja si mund të kalojë në vazon e dytë

Shqipëria është pranë “play-off”-it të Botërorit 2026 dhe llogaritë kanë nisur. Ndarja në vazo do të përcaktohet nga renditja e FIFA-s pas ndeshjeve të nëntorit dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shortin e gjysmëfinaleve. Kuqezinjtë aktualisht renditen në vazon e tretë, por kanë mundësi të kalojnë në të dytën nëse disa rezultate shkojnë në favor të tyre. Shqipërisë i intereson që në Grupin A, Sllovakia të mos renditet e dyta, por të zërë këtë vend Irlanda e Veriut. Një skenar i tillë do të lejonte kalimin e Shqipërisë në vazon e dytë, duke shmangur kundërshtarë të fortë në raundin e parë. Sllovakia ndërkohë bën tifo për Shqipërinë, për të mos humbur pozicionin e saj aktual. Vendet që për momentin janë më mirë në...