Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Një autogol në minutat e fundit thyen Bylisin, Vllaznia ruan kreun e Superiores
Vllaznia ka marrë tre pikët e radhës në “Abiss et Superiore”. Kuqeblutë kanë mposhtur sot Bylisin në stadiumin “Adush Muça”. Ndeshja është vendosur vetëm në minutat e fundit të saj. Në minutën e 83-të, kur Peralta po përpiqej që të largonte topin nga zona, e dërgoi atë në portën e tij. Një autogol theu kështu mallakastriotët, të cilët nuk mundën të largoheshin me pikë nga kjo sfidë. Bylisi mbetet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Vllaznia udhëheq tabelën e renditjes me 16 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje./Sport Ekspres/