Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Sarri u përpoq ta mësonte Ronaldon, por përgjigjja e portugezit ishte…”
18 Tetor 2025 16:40 Telesport Ish-mbrojtësi i Juventusit, Gianluca Frabotta, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo një herë ka shfaqur hapur antipatinë e tij për trajnerin e tij te Juventusi, Maurizio Sarri. Edhe pse gjithmonë ka qenë i disiplinuar, një rast portugezi veproi ndryshe. “Cristiano Ronaldo ishte një shembull i përditshëm për të gjithë ne, por një ditë, gjatë një ushtrimi taktik, Sarri po i tregonte lëvizjet që duhej të bënte në goditjet standarde”. “Ronaldo ishte i irrituar. Ai nuk kishte nevojë për udhëzime, sepse ishte ndryshe. Për ta bërë trajnerin të kuptonte, shkuli pak bar, e nuhati dhe e përtypi. Tha se i pëlqente të shihte paraprakisht se ku shkon topi”, ka deklaruar Frabotta.