Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri para Fiorentinës: 4 lojtarë të pamundur, njëri do të vlerësohet. Leao është në gjendje të mirë
18 Tetor 2025 12:44 Alfred Lleshi Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Milani i rikthehet kampionatit me mungesa të shumta kundër Fiorentinës. Allegri në konferencën për shtyp tha se do të duhet të riorganizojë skuadrën për shkak të dëmtimeve të Pulisic, Rabiot, kushteve të pasigurta të Nkunku dhe Estupinian, si dhe rikthimit të shpejtë të Saelemaekers. Skuadra është mirë pas stërvitjes së parë, por ndeshjet pas pushimeve janë gjithmonë të pasigurta: “Duhet të kemi koncentrim të lartë. Fiorentina ka lojtarë të mëdhenj dhe ka treguar performanca të mira. Duhet të përparojmë dhe konsolidojmë renditjen”. Allegri përmendi se Leao është në formë të mirë dhe i nevojshëm: “Ka cilësi të jashtëzakonshme. Është kampion, por do ta shohim çfarë do të ketë fituar kur ta përfundojë karrierën”. Për Pulisic...