Pendohet Guardiola: Do të doja shumë ta kisha Julian Alvarez në skuadrën time tani

Pendohet Guardiola: Do të doja shumë ta kisha Julian Alvarez në skuadrën time tani

18 Tetor 2025 11:33 Alfred Lleshi Pep Guardiola ka shprehur admirim për Julián Álvarez, i cili ka shkëlqyer në La liga dhe konsiderohet një nga transferimet më të suksesshme të viteve të fundit. Pep, që filloi ta përdorte talentin e tij në Europë, e la të largohej nga Manchester City drejt Atlético Madridit për 75 milionë euro, duke pranuar se sulmuesi kishte nevojë për më shumë minuta loje: “A e mbani mend vitin e tripletës? Lojtarët që asokohe i lija në stol, si Aymeric Laporte dhe Julián (Álvarez)…, tani do doja t’i kisha në dispozicion. Ata donin të luanin më shumë dhe u larguan”. Problemi i argjentinasit në Angli ishte konkurrenca me Haaland. “Julián duhej të konkuronte me Erling, çka ishte fantastike për ne, –...