Kur lojtari bezdisej nga këshillat e trajnerit; del në dritë përplasja e Sarrit me Ronaldon te Juventusi

Kur lojtari bezdisej nga këshillat e trajnerit; del në dritë përplasja e Sarrit me Ronaldon te Juventusi

18 Tetor 2025 11:00 Alfred Lleshi Në verën e vitit 2019, ai u bashkua me Juventusin, ku u përfshi në skuadrën U-23. Trajneri i asaj kohe i ekipit të parë, Maurizio Sarri, e thërriti disa herë në stërvitjen e tij, ndërsa më pas Andrea Pirlo e aktivizoi titullar në ndeshjen e parë të kampionatit, fituar 3-0 ndaj Sampdorias. Gianluca Frabotta, sulmues i lindur më 1999 dhe aktualisht te Cesena, rrëfen një episod me Cristiano Ronaldon, të cilin e përshkruan si “shembull të përditshëm”. “Gjatë një ushtrimi taktik, Sarri i tregonte lëvizjet që duhej të bënte te goditjet e lira. Ai ishte pak i pakënaqur, – tregon Frabotta për “Corriere.it”. – Ishte futbollist ndryshe, nuk kishte nevojë për udhëzime, e ndiente brenda vetes se ku do...