Desailly kujton: Berlusconi bëri gjithçka për ne, deri në atë pikë sa ndiheshim fajtorë

Desailly kujton: Berlusconi bëri gjithçka për ne, deri në atë pikë sa ndiheshim fajtorë

18 Tetor 2025 9:44 Alfred Lleshi Marcel Desailly rikujton kohën e tij te Milani: “Ita­lia më dha gjithçka. Kur mbërrita në Milano, gjërat u përputhën dhe isha perfekt për Milanin e asaj kohe. Në 4-4-2 agresiv, luaja idealisht pranë Albertinit ose më rrallë Bobanit. Milani dhe Serie A më dhanë mundësinë të bëhesha top-lojtar për rreth tri vite, duke qenë ndër mesfushorët më të mirë në botë. Në fakt, nuk duhej të isha mesfushor, më shumë ndihem mbrojtës, por eksperimentet taktike të Milanit më lejuan të arrija maksimumin”. Ai përmend kujdesin e jashtëzakonshëm të Berlusconit: “Na jepte gjithçka, nga makinat te ndihma për familjen. Në atë kohë këto gjëra ishin ‘uau’, ndërsa sot mund t’i marrin si normale”. Për “San Siron”, Desailly thotë: “Gjithmonë kam...