Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola: Te Barça dhe Bayern ishin gati të më shkarkonin, kurse këtu…
17 Tetor 2025 16:30 Telesport Ku ndryshon Manchester City nga Bayern dhe Barcelona? Pep Guardiola ka bërë një krahasim dhe ka dhënë përgjigjen e tij në mënyrë shumë të sinqertë. Guardiola ka zbuluar se në të kaluarën kishte frikë shkarkimin, kurse te City kjo nuk i ndodh. “Gjatë vitit të fundit kemi bërë shumë ndryshime, por energjia mes stafit dhe lojtarëve të rinj vazhdon të jetë e njëjta, ma besoni”. “Te Barcelona dhe Bayern kisha ndjesinë se, nëse do të lindnin probleme, do të më shkarkonin direkt. Këtu nuk kam pasur kurrë një ndjesi të tillë. Këtu kam një përjetim krejt tjetër”.