Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-luftëtari i UÇK-së udhëton 2 ditë e 2 net në këmbë për të mbërritur në tubimin e Tiranës
Agim Pllashniku u nis në këmbë nga Prishtina, për të qenë këtë të premte në Tiranë, në tubimin pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-luftëtari tregon pse e ndërmori këtë udhëtim, për të cilin ishin në dijeni vetëm familjarët. “Jam nisur nga busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë për të mbërritur te busti i komandantit tonë legjendar Adem Jashari”, tregon ai në një intervistë për Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN. “Nisma është për mbrojtjen e krerëve tanë që gjenden në Hagë, të gjithëve. Mbahen prej 5 vitesh padrejtësish në Hagë, me aktakuza të Serbisë. Ne e dimë fort mirë çfarë masakrash ka bërë Serbia në Kosovë, ka dhunuar femra, ka vrarë fëmijë… Duhet të dënohet Serbia si shtet e jo të merren çlirimtarët tanë në Hagë”. “Kam udhëtuar prej 2 ditësh....