Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në prag të tubimit për ish-krerët e UÇK, mblidhen protestuesit e parë në Sheshin Skënderbej (VIDEO)
Teksa jemi në prag të protestës për ish-krerët e UÇK- në sheshin Skënderbej janë mbledhur qytetarët e parë. Ndërkohë nga që prej orëve të para të mëngjesit dhjetëra persona nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në Tiranë me autobusa dhe automjetet e tyre personale. “Ata njerëz nuk e meritojnë të vuajnë atje dënimin. Mendoj se kjo protestë do të ngrejë alarmin për lirimin e tyre”, tha një qytetare. “Çlirimitarët tanë po mbahen atje padrejtësisht. E gjithë bota e dinë se ata janë të pafajshëm”, tha një tjetër. “Na kanë marrë njerëzit më të shenjtë që ne kemi, padrejtësi më të madhe nuk ka”, tha një qytetar tjetër. “Po shkojmë në mënyrë paqësore për të protestuar”, theksoi një protestues.