Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkarkimi i presidentit/ Këtë marrëzi kërkoi dikur edhe PS për Metën
Nga Lorenc Vangjeli Eshtë një film i parë dhe herë tjetër. Eshtë një déjà vu totale. Eshtë një rikthim qesharak i karmës dhe i njëjti skenar grotesk. Janë pothuaj të njëjtët aktorë me të njëjtat “dilema”, por që tani kanë ndryshuar rolet. Kush betohej se ishte i zi si nata akti i një presidenti sot e mbron një gjë pothuaj identike si të bardhë absolute dhe anasjelltas. Ajo që çfarë po ndodh me historinë e dekretit presidencial për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë po ecën në viset e marrëzisë. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirjen e procesit deri në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra. Ky akt, shoqëruar dhe me një listë tjetër me 6 pika si garniturë, po përdoret nga opozita si arsye për shkarkimin e presidentit. Akuza: ka shkelur kushtetutën....