Ekzekutohet pranë banesës presidenti i ekipit të njohur të futbollit

Ekzekutohet pranë banesës presidenti i ekipit të njohur të futbollit

Biznesmeni i njohur qipriot dhe presidenti i klubit të futbollit “Karmiotissa”, Stavros Demosthenous, është ekzekutuar në një atentat mafioz në qytetin e Limasolit, ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Qipro. Sipas të dhënave të para nga policia, autorët kanë ndjekur lëvizjet e Demosthenous dhe kanë hapur zjarr ndaj tij sapo ai ka dalë nga banesa. Dyshohet se ishin profesionistë të mirëorganizuar, të cilët siguruan vdekjen e tij përpara se të largoheshin nga vendngjarja. Pak minuta më vonë, në një zonë tjetër të Limasolit, u gjet një makinë e djegur, që dyshohet se u përdor nga atentatorët për t’u arratisur. Hetimet kanë nisur menjëherë, me policinë që po heton kryesisht pistën e lidhjeve të mundshme me botën e basteve sportive, ku Demosthenous dyshohej se kishte...