Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serbët të shokuar pas humbjes me Shqipërinë, deklaratën e presidentit Infantino e quajnë skandaloze
Serbët po kalojnë një tetor mjaft të ngarkuar, pas humbjes 0 me 1 ndaj Shqipërisë. Radhën për t’u sulmuar e ka presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili së fundmi kishte një vizitë në Kosovë. Mediat dhe tifozët serb, po kapen me deklaratën e Infantinos për sa i pëket disa futbollistëve që mund të ishin pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Shaqiri është përmendur si shembull, pasi ka ruajtur lidhjen e fortë me Kosovën. “Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme. Siç e dini, shumë prej tyre, kur Kosova nuk njihej ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës. Për shembull, si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët...