Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Papa Francesco ishte tifozi i saj numër një, skuadra e njohur në rrezik falimentimi
17 Tetor 2025 8:37 Alfred Lleshi Me 15 tituj kombëtarë, një “Copa Libertadores” (2014) dhe një “Copa Sudamericana” (2002), San Lorenzo është një nga klubet më të mëdha të futbollit argjentinas, ku kanë luajtur emra si Lavezzi, Córdoba, Zabaleta dhe Chilavert. Megjithatë, pas një sezoni të qëndrueshëm sportiv (vendi i 6-të në grupin B), klubi përballet me krizën e rëndë ekonomike. Sipas “TyC Sports”, San Lorenzo, ekipi i zemrës së Papa Francesco, duhet të shlyejë 4.4 milionë euro deri më 19 tetor ndaj fondit zviceran “AIS Investment Fond”. Nëse pagesa nuk kryhet, klubi rrezikon falimentimin, pasi nuk ka më mjete ligjore për ta shmangur detyrimin. Skenar dramatik për një simbol të futbollit amerikano-latin, që tani po lufton për mbijetesë. Pra, fati i “klubit të Papës” do të...