Adriatik BALLA
Shqiptarët po rriten në futbollin ndërkombëtar. Këtë e dëshmojnë më mirë lojtarët që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës. Në fakt, kur bëhet fjalë për krijimin e mundësive për gol, Xherdan Shaqiri, është ndër dhjetë futbollistët më të mirë në top-ligat e futbollit. Kjo sipas statistikave të llogaritura dhe publikuara nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), shkruan “Blick” të enjten. Në indeksin “Krijimi i Rasteve” merren në konsideratë faktorë të ndryshëm. Faktori kyç është numri i pasimeve që çojnë në gjuajtjet në portë. Pasimet pas të cilave maksimumi një mbrojtës kundërshtar është më afër portës sesa topi, përfshihen po ashtu në llogaritje. Lojtari me statistikat më të mira gjatë gjashtë muajve të fundit ka 100 pikë. Llogaritja tingëllon paksa teknike, por duhet t’i pëlqejnë Shaqirit dhe Bazelit. Ai është në vend të mirë. Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është në vendin e parë me 100 pikë, ndërsa Mohamed Salah i Liverpulit, Kevin De Bryjn i Napolit, janë po ashtu zënë vend në krye të renditjes. 91.5 pikët e Shaqirit janë të mjaftueshme për vendin e dhjetë.
Xhani Infantino flet për Shaqirin dhe shqiptarët e tjerë të Zvicrës
Pas pranimit në UEFA e FIFA, Kosova më 5 shtator 2016 luajti ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionat Botëror. Kishte pak kohë për të formuar ekip garues. Iu afruan disa futbollistë që kishin luajtur për shtete të ndryshe para se Kosova të ishte pjesë e organizatave sportive. Por Kosovën nuk i ishin bashkuar lojtarët që synoi. Kishte mjaft diskutime, sidomos për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. Shaqiri u pensionua nga Zvicra, ndërsa Xhaka vazhdon ta udhëheqë shtetin helvetik si kapiten. Kreu i FIFA-s, Xhani Infantino në intervistë ka theksuar se Shaqiri dhe të tjerët e kishin të pamundur të luanin për Kosovën. “Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme. Siç e dini, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën, por në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht”, është shprehur Infantino. Udhëheqësi i FIFA-s ka përgëzuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, për afrimin e lojtarëve të rinj te Kosova. Por e dini, të gjithë këta lojtarë ndiejnë shumë për Kosovën, sepse prindërit e tyre kanë qenë të detyruar të largohen dhe të integrohen në një vend tjetër. Megjithatë, ata janë rritur me rrënjët e vendit të tyre. Dhe, e dini, Agimi, Federata, ekipi kombëtar e kuptojnë këtë dhe dinë t’i prekin ato ndjenja. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse identiteti i vendit është diçka thelbësore. E dini, jemi miq me të gjithë, por duhet ta ndiejmë se zemra rreh për vendin dhe për popullin e Kosovës. Është pikërisht kjo ndjenjë krenarie që do t’ju sfidoja ta mbani gjallë”, është shprehur Infantino, i cili e ka vizituar për herë të parë Kosovën në vitin 2022.
Xherdan Shaqiri, një nga 10 lojtarët më të mirë në botë nga CIES
