Plani i çuditshëm i Barcelonës: Do shitet Raphinha dhe do blihet ylli 20-vjeçar

Plani i çuditshëm i Barcelonës: Do shitet Raphinha dhe do blihet ylli 20-vjeçar

16 Tetor 2025 20:15 Telesport Mediet spanjolle raportojnë për një lëvizje të çuditshme që po mendon Barcelona. Raphinha mund të largohet në fund të këtij sezoni nga katalanasit për shifrën 100-120 milionë euro. Për brazilianin ka interes të madh në Premier League dhe sidomos nga Arabia Saudite. Klubet arabe janë të gatshme ta “mbulojnë në ar” yllin brazilian, gjë që mund ta shtyjë lojtarin të “mbyllë” karrierën në Europë. Në anën tjetër, sipas këtyre raportimeve, me paratë e fituara nga shitja e Raphinha-s, Barcelona do të tentojë transferimin e Kenan Yildiz. Turku i cili mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, mesfushor sulmues dhe sulmues anësor në krahun e djathtë, po shkëlqen këtë sezon te Juventus. Bardhezinjtë po punojnë ndërkohë për të rinovuar kontrantën me...