Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Luka Modric pranon propozimin e Perez, kroati do të rikthehet te Real Madrid
16 Tetor 2025 18:49 Telesport Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Luka Modric po vazhdon të shkëlqejë në fushë. Me shumë mundësi, mesfushori kroat do të rinovojë edhe për një sezon tjetër me Milanin. Ai u transferua si lojtar i lirë gjatë merkatos së fundit, ku firmosi për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Ndërkohë, “Defensa Central” raporton se Modric do të rikthehet te Real Madrid, pasi të mbyllë angazhimin e tij te Milan. Kroati ka pranuar propozimin e Florentino Perez, për t’u rikthyer në Madrid si ambasador i klubit apo edhe si trajner te moshat. Për momentin, Modric nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Por, kur të vijë kjo ditë, Modric do rikthehet te Real Madrid. Kroati e ka shprehur publikisht...