Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasjet me Ramën, veteranët e UÇK sqarojnë Albin Kurtin: Protesta në Tiranë është e kombit, jo e partive
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke akuzuar këtë subjekt politik se po përpiqet të politizojë protestën që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor. Në njoftimin e saj, OVL e UÇK-së thekson se protesta nuk ka karakter partiak, por përfaqëson zërin e popullit shqiptar, të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. “Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike, ajo është zëri i popullit shqiptar. Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë apo ta përvetësojë këtë zë”, thuhet në reagim. Veteranët e UÇK-së theksojnë se nuk do të lejojnë që “lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përdoret...