Kroacia nderon Daliç, ‘Vaterni’ një pikë larg Botërorit

Kroacia nderon Daliç, ‘Vaterni’ një pikë larg Botërorit

Kroacia kërkon 1 pikë në dy ndeshje për të siguruar biletën e Botërorit 2026. Së fundi po insiston të luajë ndeshje miqësore me Brazilin dhe Kolumbinë në SHBA, Daliç edhe pas 2026-ës në timon. Ish trajneri i Dinmos Zlatko Daliç pati një ditë të shënuar në duelin e fundit Kroaci- Gjibraltar 3-0. Takimi përkoi me jubileun e tij dhe ndeshjen e 100-të në stolin e skuadrës kroate teksa tifozët në tribunën lindore dhanë mesazhin “Zlatko 100”. Tekniku i Kroacisë mori gjithashtu dhurata speciale nga presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustiç, dhe drejtori teknik Stipe Pletikosa, një fanellë me numrin 100. Karakteristika e veçantë e fanellës është se numri “100” është bërë nga flamujt e ekipeve kombëtare kundër të cilave Kroacia ka luajtur që...