Duka: Fitorja ndaj Serbisë, moment krenarie. Shqipëria tregoi pjekuri dhe karakter

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, moment krenarie. Shqipëria tregoi pjekuri dhe karakter

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, ku ka folur për ndeshjen ndaj Serbisë, emocionet e ekipit Kombëtar, fazën play-off dhe objektivat për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Presidenti Duka vlerësoi përkushtimin e skuadrës kuqezi, organizimin e ndeshjes në Serbi dhe theksoi se futbolli duhet të mbetet gjithmonë një urë bashkimi mes popujve, pavarësisht rivaliteteve. INTERVISTA E PLOTË: Ndeshja ndaj Serbisë? – Ishim goxha të ngarkuar dhe me emocione, sepse ishte një ndeshje e rëndësishme që do të vendoste nëse mund të vazhdonim ose jo për një vend në fazën play-off të Botërorit, por gjithashtu edhe për të gjitha ngarkesat që ka përballja Shqipëri – Serbi. Por falë organizimit të Federatës Serbe gjithçka shkoi...