Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Harry Kane sapo dha deklaratën që tifozët e Bayern mezi kanë pritur
15 Tetor 2025 16:33 Telesport Harry Kane nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern. Edhe pse është raportuar se po mendon rikthimin te Tottenham, sulmuesi anglez ka deklaruar se ndihet shkëlqyeshëm në Mynih. “Nuk jam i sigurt nëse do të kthehem në Angli. Jam shumë i lumtur këtu në Mynih. Nuk e kam mendjen te rikthimi. Patjetër që Tottenham është pjesë e jetës sime, por për momentin jam këtu dhe ndihem mirë”. “Është fillimi më i mirë i çdo sezoni që kam pasur ndonjëherë. Thjesht ndihem shumë mirë. Gruaja dhe fëmijët e mi janë të lumtur. Jam i emocionuar sepse po luaj në një ekip që krijon shumë raste dhe e di që nëse kam raste, do të shënoj”.