Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rrëfimi i goditjes me thikë të babait të Yamal: Donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë
15 Tetor 2025 9:44 Alfred Lleshi Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, u bë i njohur publikisht pas ngjarjes së 14 gushtit 2024, kur u ther tri herë me thikë në Mataró dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Fillimisht u hetua si “viktimë”, por tani është paraqitur në gjykatë si i akuzuar, sipas “La Vanguardia”. Ngjarja nisi kur Nasraoui po ecte në rrugën “Franck Marsha” dhe një fëmijë i hodhi ujë nga kati i tretë me një legen. Pas debatit me familjarët e fëmijës, Nasraoui u kthye më vonë në vendngjarje bashkë me dy miq. Në parkingun e fushës së futbollit në Rocafonda, ndodhi përleshja me dy vëllezër, babanë e tyre dhe një mik të familjes, që kishin me vete një thikë. Njëri...