Lautaro i bashkohet “Olimpit” të Argjentinës, barazon Crespon me golat në kombëtare

Lautaro i bashkohet “Olimpit” të Argjentinës, barazon Crespon me golat në kombëtare

15 Tetor 2025 10:14 Alfred Lleshi Lautaro Martinez ka shkruar një kapitull tjetër të madh me Argjentinën, duke arritur 35 gola në kombëtare. Pas dopietës ndaj Porto Rikos, ai u barazua me Hernán Crespo si i katërti golashënues më i mirë i historisë së Albiceleste. Golashënuesi i ardhshëm për t’u arritur është Sergio Kun Agüero me 41 gola, ndërsa më lart qëndrojnë Gabriel Batistuta (55) dhe Leo Messi (114). Messi, gjatë ndeshjes ndaj Porto Rikos arriti 60 asistime për Argjentinën, duke thyer rekordin e Neymarit (59). “Pleshti” është tashmë vetëm 2 asistime larg 400 asistimeve në karrierë. Pas dy golave të tij, Lautaro deklaroi për “TyC Sports”: “Për një  sulmues është gjithmonë e rëndësishme të shënojë, me këtë fanellë ka gjithmonë rëndësi. Jam i lumtur...